Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë ndeshjes mes FC Voluntari dhe FC Bihor, e përfunduar me rezultatin 2–1, në kuadër të Ligës së Dytë në Rumani. Reshjet e shumta të shiut vështirësuan ndjeshëm kushtet në fushë, duke shkaktuar një situatë të rrallë për zhvillimin e lojës.
Gjatë takimit, një ambulancë që kishte hyrë në fushë për të asistuar një lojtar të dëmtuar, mbeti e bllokuar për shkak të terrenit të rënduar nga shiu. Si pasojë, lojtarët e të dy skuadrave u detyruan të ndërhyjnë fizikisht, duke e shtyrë mjetin për ta nxjerrë jashtë fushës së blertë.
Pamjet e këtij momenti u përhapën me shpejtësi në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale, ku situata u komentua gjerësisht, shpesh edhe me tone humoristike.
Ndeshja ishte pjesë e fazës “Play-Off” për ngjitjen në Superligën rumune, ndërsa ndërhyrja e pazakontë e lojtarëve theksoi vështirësitë e krijuara nga kushtet atmosferike ekstreme.
Lini një Përgjigje