TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 20:51

Çelsi fiton pastër në transfertë dhe hipotekon kualifikimin në gjysmëfinale; Lacio shpërbëhet në Norvegji

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi fiton pastër në transfertë dhe hipotekon

Çelsi ka fituar pa shumë vështirësi në Poloni përballë Legias së Varshavës në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës.

Skuadra londineze, edhe pse ishte në fushë me një numër të madh lojtarësh nga zëvendësuesit apo ata që nuk kishin luajtur rregullisht në këtë sezon, dominoi pa vështirësi ekipin vendas.

Xhorxh shënoi golin e avantazhit në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa më pas ishte dy herë Madueke, i cili tundi rrjetën për të vulosur fitoren 3-0 që praktikisht e bën formalitet duelin e kthimit në Angli.

Lacio ka komplikuar shanset e veta për kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, teksa është mundur me shifrat 2-0 në Norvegji nga Bodo/Glimt.

Italianët, në radhët e të cilëve luajti në pjesën e parë ishte titullar Elseid Hysaj, e patën të vështirë të përshtateshin me kushtet atmosferike në Norvegji, ku gjatë ditëve të fundit kishte pasur stuhi dëbore dhe temperatura ishte shumë e ulët.

Norvegjezët përfituan nga kjo situatë dhe shënuan dy herë në pjesën e dytë, për të marrë një fitore 2-0 dhe për të siguruar një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit.

 

çelsi legia e varshavës lacio bodo glimt

Lini një Përgjigje