
Largimi i Karlo Ançelotit nga Reali i Madridit në fund të këtij sezoni është i pashmangshëm. Kjo si pasojë duke parë dhe mundësinë që “Los Blancos” mund të mbyllin sezonin pa asnjë trofe.
Prej kohësh flitej se tekniku italian do të merrte drejtimin e Kombëtares së Brazilit kur të mbyllte bashkëpunimin me Realin, por “Seleçao” janë shumë pranë marrëveshjes me Zhorge Zhesus.
Siç raportojnë mediat italiane, Karlo Ançeloti mund të rikthehet në Serinë A. Klubet që do ta dëshironin 65-vjeçarin janë Milani dhe Roma. Këta të fundit mund të ndajnë rrugët me Ranierin, ndërsa klubi kuqezi do të dëshironte një rikthim të madh të “Don Carlos”.
Lini një Përgjigje