TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 18:39

Luftë me kohën për të pastruar stadiumin nga dëbora, trajneri i Lacios merr vendimin për Elseid Hysajn

Shkruar nga Pamfleti

Luftë me kohën për të pastruar stadiumin nga dëbora,

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Europës nisin sot me një duel të veçantë në Norvegji mes Bodo/Glimt dhe Lacios.

Sfida do të luhet në kushte ekstreme, pasi ka pasur stuhi dëbore në dy ditët e fundit, ndaj është kaluar gjithë dita e sotme duke pastruar stadiumin me bar sintetik dhe duke tharë ndenjëset që të plotësoheshin kushtet e sigurisë së UEFA-s.

Në sfidën në fjalë, mes titullarëve për skuadrën italiane kthehet përsëri Elseid Hysaj, i cili këtë herë është rreshtuar në krahun e majtë të prapavijës nga trajneri Barone.

31-vjeçari i kombëtares po kalon një sezon të vështirë, ku në shumë prej ndeshjeve nuk ishte grumbulluar. Hysaj është pjesë e Lacios që nga viti 2020, periudhë në të cilën erdhi nga Napoli.

Luftë me kohën për të pastruar stadiumin nga dëbora,

elseid hysaj lacio liga e europës

Lini një Përgjigje