TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 19:00

Pse Levandovski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bajernit?

Shkruar nga Pamfleti

Pse Levandovski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë

Një rregull i pashkruar në futboll thotë se futbollistët nuk duhet të festojnë kur shënojnë kundër ish-skuadrave të tyre. Përjashtime, megjithatë, ka.

Këtë mesjavë, Robert Levandovski nuk ngurroi të festojë golat e tij kundër Borusia së Dortmundit në Champions League. Tifozët verdhezi u tërbuan nga veprimi i polakut.

Ajo që ngre dyshime është se Leva nuk ka festuar kur ka shënuar kundër Bajernit, gjithashtu ish-skuadër ku ai ka luajtur për shumë vite, shkruan "Telesport".

Arsyeja e këtij diferencimi mbase janë sukseset. Në Dortmund, Levandovski ka luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku ka fituar dy herë titullin kampion dhe një herë Kupën e Gjermanisë

Nga viti 2014 deri në vitin 2022, Levandovski ka luajtur te Bajerni. Gjithsej, 4 vite më shumë se në Dortmund. Levandovski ka fituar 8 tituj kampionë si bavarez, 3 Kupa të Gjermanisë dhe 1 Champions League.

Si lojtar i Bajerniz, ai është shpallur lojtari i vitit nga FIFA më 2020 dhe 2021.

robert levandovski sulmuesi polak

Lini një Përgjigje