TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 19:23

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e Superiores; bisedë me psikologen e kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar sot një mbledhje disi më të veçantë me gjyqtarët të cilët do të përballojnë javët e fundit të sezonit në elitën e futbollit shqiptar, ku luhen fatet e tij. Sipas vetë njoftimit të FSHF, mbledhja në fjalë ka qenë për të kujtuar edhe njëherë situatat më të fundit të rregulloreve, për të bërë testet e zakonshme fizike para një pike kaq delikate të sezonit, por edhe për të diskutuar me psikologen.

Bëhet fjalë për Lenida Halilajn, e cila kohët e fundit është bërë e pandashme me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Ajo është pjesë e departamentit të komunikimit me publikun në FSHF, duke u shfaqur vazhdimisht përkrah trajnerit Silvinjo si përkthyese e tij.

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

Njoftimi i FSHF:

Teksa po i afrohemi fazës kulminante të kampionatit “Abisnet Superiore” dhe fazës Final 4, sektori i Arbitrimit në FSHF ka organizuar një aktivitet me të gjithë arbitrat e Superiores në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte për të përgatitur sa më mirë arbitrat për ndeshjet e ardhshme dhe për të diskutuar në lidhje me situatat e lojës dhe ndikimin psikologjik tek të gjithë aktorët e përfshirë.

Fillimisht arbitrat kanë zhvilluar një seancë stërvitore në drejtimin e përgatitësve atletik, seancë që ka pasur më shumë karakter relaksues dhe zbavitës.

Më tej, seanca vijoi me një bashkëbisedim mes arbitrave, drejtuesve të Departamentit të Arbitrimit dhe psikologes Lenida Halilaj.

Në këtë bashkëbisedim secili arbitër u shpreh rreth komunikimit mes kolegëve, balancimi i jetës personale me atë profesionale dhe vështirësive të punës.

Duke marrë në konsideratë që ndodhemi në fazën e fundit të “Abissnet Superiore”, fokus i rëndësishëm iu dha mënyrës si i menaxhojnë situata të papritura në fushë, të qëndruarit objektivë pavarësisht presioneve të jashtme, si dhe impaktin e medias dhe rrjeteve sociale në nivelet e stresit.

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

Faza vendimtare e sezonit, Departamenti i Arbitrimit seminar me gjyqtarët e

federata shqiptare e futbollit departamenti i arbitrimit

Lini një Përgjigje