TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 21:56

“El Classico” për t’u shijuar, Reali mposht Majorkën dhe ‘përplas brirët’ me Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës

Shkruar nga Pamfleti

“El Classico” për t’u shijuar, Reali mposht Majorkën

Finalja e Superkupës së Spanjës do të jetë e gjitha një “El Classico” për t’u shijuar. Reali i Madridit ka mposhtur Majorkën me rezultatin e pastër 3-0 dhe do të presë Barcelonën në Riad të dielën në mbrëmje.

Në fakt, nuk ishte një ndeshje shumë e lehtë për Realin, me Majorkën të vendosur mirë në fushë, e gatshmë për të bërë surprizën e mundshme.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, kuptohet me Realin dominues, që iu afrua golit me Belingham.

Pikërisht futbollisti anglez zhbllokoi rezultatin në minutën e 62, në aksionin që Rodrigo pa t’i mohohej goli nga shtylla.

Sulmuesi anglez, i cili kushton 251.4 milionë euro ka realizuar 7 gola dhe 3 asiste në 9 ndeshjet e fundit.

Në kohën shtesë, një pasim i Brahim Diaz për Mbape, me topin që u devijua nga një mbrojtës përfundoi në rrjetë. Pati kohë për një tjetër gol të shënuar nga Rodrigo për rezultatin përfundimtar 3-0.

Supesfida Barcelona-Real Madrid do të luhet të dielën më 12 janar në orën 20:00 në Riad.

real madrid majroka superkupa e spanjës

Lini një Përgjigje