
Klubi saudit i Al Naser ka rrëmbyer skenën e futbollit botëror falë afrimit të disa yjeve të futbollit ndërkombëtar, ku padyshim më i famshmi është Krisrtiano Ronaldo, që i hapi rrugën eksodit të futbollistëve me emër në Superligën e Arabisë Saudite.
Ky klub arab nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi tre dekada më parë tek AL Naser ka luajtur ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, Hysen Zmijani. Legjenda shkodrane gëzon respekt edhe pas 30-vitesh te sauditët dhe këtë e vërteton më së miri vizita e fundit e Zmijanit në Arabinë Saudite, ku ai ka qenë i ftuar special te skuadra e Kristiano Ronaldos.
Këtë lajm, Zmijani e ka publikuar vetë në profilin e tij në rrjetet sociale, shoqëruar me një galeri fotosh, ku si i ftuar special ka ndjekur një ndeshje të AL Naser në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Ja postimi i plotë i Hysen Zmijanit:
“Mora ftese nga ekipi AL-NASSER për të pare një ndeshje të ‘Champions League’. Po shikoj ndeshjen e ekipit që kam luajtur para 30 viteve, 1993.
Mund të them që ka një progres të jashtëzakonshëm në anën profesionale, në mentalitetin e jetës së përditshme.
Rijad në vitin ‘93 ishte 5 milionë, sot është 18 milionë. E pabesueshme, por e vërtetë. E jashtëzakonshme çfarë progresi pashë”.
Lini një Përgjigje