
Reali i Madridit dhe Napoli nuk kanë falur në duelet e treta të grupeve të Championsit, duke arritur fitore të arta në transfertë, teksa janë duke ecur me hapa të sigurt drejt kualifikimit.
Spanjollët e Ançelotit mposhtën me rezultatin 1-2 Bragën në Portugali, falë golave të Rodrigo dhe Belingham, ndërkohë që golin e vetëm për vendasit e shënoi Djalo.
Ndërkohë në duelin tjetër, Napoli iu fal golit të Raspadorit ndaj Unionit të Berlinit, duke u ngjitur në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve.
Në grupin A, Mançester Junajtid shijon fitoren e parë në Champions, pas dy humbjesh. Ekipi i Ten Hag iu fal golit të Magajër, për t’u renditur kështu në vendin e 3 me 3 pikë. Asgjë nuk ishte e lehtë për skuadrën nga Mançesteri, pasi danezët humbën penallti me Larson në fund.
Anglezët, kanë grumbulluar 1 pikë më pak se Gallatasaraji i vendit të dytë dhe 6 më pak se Bajerni kryesues.
Në grupin B, Arsenali mundi 1-2 Sevijan në Spanjë. Martineli dhe Zhesus nderuan skuadrën e Artetës, duke bërë që goli i Gudelj të vlejë vetëm për statistikë.
Londinezët kryesojnë grupin me 6 pikë, Lens ka 5 pikë, Sevilla 2 pikë dhe PSV vetëm 1 pikë.
Lini një Përgjigje