TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2023, 20:19

Autoritetet italiane marrin nën hetim dosje të reja për skandalin e basteve

Shkruar nga Pamfleti

Autoritetet italiane marrin nën hetim dosje të reja për skandalin

Policia italiane raportohet se ka marrë një skedar me audio-incizime në të cilin burimi i Fabrizio Koronës, gazetarit që zbuloi skandalin e fundit të përfshirjes së futbollistëve në baste, flet për më shumë futbollistë që janë të përfshirë.

Siç dihet, është kundër rregullave që futbollistët profesionistë të luajnë baste. Dënimi është më i ashpër nëse bastet janë në sportin e tyre, e lëre më ekipin e tyre.

Burimi për gazetarin Korona u zbulua se është Maurizio Petra, i cili është xhaxhai i ish-futbollistit të ekipit të të rinjve të Interit, Antonio Esposito.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, skedari i audio-incizimeve iu dorëzua policisë në La Spezia, që më pas ia kaloi prokurorit të Torinos.

Raportohet se aty përfshihen emrat e më shumë futbollistëve, për të cilët Petra pretendon se po vinin baste. Nikolo Faxholi, Sandro Tonali dhe Nikolo Zaniolo janë vënë nën hetim formal dhe me sa duket po hetoheshin nga autoritetet italiane edhe përpara se Korona t’i zbulonte emrat e tyre publikisht, kurse deri tani të tjerët që ai ka përmendur mohuan çdo përfshirje dhe në vend të kësaj ata po padisin atë për shpifje, si Stefan El Sharaui, Nikola Zalevski, Federiko Gati dhe Nikolo Kasale.

 

 

policia italiane skandali i basteve

Lini një Përgjigje