
Xhudisti Akil Gjakova i ka siguruar Kosovës medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova ka prekur finalen e kësaj gare, pasi në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Kazakistani, Danijar Shamshajev, raporton “KosovaPress”.
Ndërkaq, deri në finale, Akili në raundin e parë mposhti xhudistin nga Bahamas, Endrju Munings, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj finlandezit, Valteri Olin.
Gjakova vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke mposhtur xhudistin nga Kazakistani, Zhansai Smagulov.
Në çerekfinale, Gjakova mposhti amerikanin, Xhek Jonezuka, ndërsa në gjysmëfinale xhudisti fitoi ndaj xhudistit nga Kazakistani, Danijar Shamshajev.
Tani, në finale Akili do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistit nga Azerbajxhani, Rashid Mamadalijev dhe atij nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.
Lini një Përgjigje