
Dënimi për Sandro Tonalin ka ardhur, me mesfushorin italian që pritet të qendrojë jashtë fushave për 10 muaj pas skandalit me bastet ilegale.
Ndërkohë ndër të tjera humbet edhe Europianin që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, 8 muaj ai do t’i harxhojë duke kryer terapi për të hequr këtë fiksim. Gjithsesi ai do të jetë pjesë e Njukasëllit për sfidën me Borusian e Dortmundit mbrëmjen e sotme në Champions.
Por “qymyrxhinjtë” nuk do të jenë kaq të sjellshëm me mesfushorin, pasi klubi i sheikëve ka marrë një vendim drastik ndaj tij.
Siç raporton “Corriere dello Sport”, gjatë këtyre 10 muajve Njukasëlli nuk do t’i paguajë asnjë qindarkë Tonalit dhe do ta lënë pa rrogë deri në momentin që do të kthehet në fushë, teksa avokatët e klubit janë nisur për në Milano në mënyrë që të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta bërë këtë gjë.
Klubi anglez do të kërkojë nga Milani, një pjesë të shumës 70 milionë euro, që u paguan në verë për Tonalin.
Lini një Përgjigje