TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2023, 16:08

“Jam djali i shtëpisë”, Dritan Mehmeti zyrtarisht në krye të pankinës së Dinamos: Bëj maksimumin, do ndryshojmë mentalitetin e kësaj skuadre

Shkruar nga Pamfleti

“Jam djali i shtëpisë”, Dritan Mehmeti zyrtarisht në

Dritan Mehmeti është zyrtarisht trajneri i Dinamos.

Tekniku do të drejtojë skuadrën blu pas largimit të italianit Di Biaxho dhe në stafin e tij do të bashkohen edhe Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhaqi si përgatitës portierësh dhe Korrado Sakone si përgatitës atletik.

E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës. Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos. Falënderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë. Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë. Tani është koha të punojmë”, theksoi trajneri Mehmeti mes të tjerash.

Mehmeti rikthehet te “Nëndetësja Blu” thuajse pas 3-muajsh dhe tashmë do të synojë edhe qendrimin në Superiore.

dritan mehmeti trajneri i dinamos

Lini një Përgjigje