TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2023, 18:14

Egnatia dhe Vllaznia mësojnë oraret dhe datat e ndeshjeve të Ligës së Konferencës, Tirana “në ajër”

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia dhe Vllaznia mësojnë oraret dhe datat e ndeshjeve të

Liga e Konferencës do të rikthehet pas pak javësh dhe në turin e parë eliminator do të marrin pjesë 3 skuadra nga Superiorja. Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë ekipet që arritën të kualifikoheshin në kompeticionin e tretë europian për klube.

Ditën e sotme, UEFA ka publikuar oraret dhe datat se kur do të luajnë skuadrat e Superiores. Tirana e nis në shtëpi, ndërsa Egnatia e Vllaznia do ta nisin turneun e tyre në transfertë, aty ku rrogozhinasit udhëtojnë në Armeni dhe shkodranët në Linfildin e Irlandës së Veriut.

Egnatia dhe Vllaznia mësojnë oraret dhe datat e ndeshjeve të

Tirana që arriti të renditej në vendin e dytë në klasifikim do të luajë në datën 13 korrik ndaj Dinamo Batumit, por UEFA ende nuk e ka zyrtarizuar orën në të cilën ndeshja do të luhet. Takimi i kthimit do të luhet në datën 20 në Gjeorgji, aty ku Tirana do të udhëtojë për të provuar kualifikimin duke nisur nga ora 19:00.

Egnatia dhe Vllaznia mësojnë oraret dhe datat e ndeshjeve të

Ndeshja mes Ararat Armenisë dhe Egnatias do të luhet në datën 13 korrik duke nisur nga ora 17:00 me orën tonë lokale. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në “Elbasan Arena”, në datën 20 korrik duke nisur nga ora 20:00.

Egnatia dhe Vllaznia mësojnë oraret dhe datat e ndeshjeve të

 

tirana egnatia vllaznia liga e konferencës

Lini një Përgjigje