TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2026, 21:01

Egnatia del nga kriza, rrogozhinasit mposhtin Flamurtarin dhe gjen fitoren e parë të vitit

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia del nga kriza, rrogozhinasit mposhtin Flamurtarin dhe gjen fitoren e

Egnatia u rikthye te fitorja në Kategorinë Superiore pas katër ndeshjesh pa sukses, duke triumfuar 1-0 në transfertë ndaj Flamurtarit, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit.

Ndeshja nisi me Flamurtarin më ngulmues dhe kërkues në lojë, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Vendimtar rezultoi starti i pjesës së dytë, kur Bakayoko përfitoi nga një rast i krijuar dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh rrogozhinasit.

Pas golit, Egnatia u tërhoq thuajse tërësisht në mbrojtje, duke u fokusuar në ruajtjen e rezultatit. Flamurtari tentoi në disa raste të barazonte, por përballë gjeti portierin Dajsinani, i cili u shfaq i pakalueshëm dhe ruajti portën të paprekur deri në fund të takimit.

Falë kësaj fitoreje, Egnatia konsolidon vendin e tretë në renditje me 42 pikë. Në krahun tjetër, Flamurtari vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 19 pikë dhe situata e mbijetesës bëhet gjithnjë e më e vështirë për vlonjatët.

 

flamurtari egnatia abissnet superiore

Lini një Përgjigje