TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 17:42

Dudaev “rrëmben” medaljen e artë në Çmimin e Madhe të Spanjës, mundësi shqiptar ngjitet në majë

Shkruar nga Pamfleti

Dudaev “rrëmben” medaljen e artë në Çmimin e

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Islam Dudaev ia ka dalë që të marrë medalje ari.

Dudaev bëri paraqitje mjaft pozitive në “Grand Prix of Spain”, që u mbajt nga data 4 deri më 6 korrik, në Madrid.

Në 5 ndeshjet e luajtura, përformanca e tij ishte e një niveli të lartë. Një sukses shumë i rëndësishëm në peshën deri në 70kg, me Dudaev që vijon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Postimi i KOKSH:

Islam Dudaev shënon një tjetër rezultat të shkëlqyer në arënën Ndërkombëtare, duke marr medalje Ari në Çmimin e Madh të Spanjës.

Në edicionin e 23-të të Çmimit të Madh të Spanjës, mbajtur në Madrid, morën pjesë mbi 200 sportistë nga 35 vende të ndryshme të botës. Shqipëria u përfaqësua me Islam Dudaev në peshën deri në 70kg, ku ka dominuar të 5 ndeshjet e zhvilluara dhe duke marr medaljen e Arit.

islam dudaev mundësi shqiptar

Lini një Përgjigje