TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 16:36

Akuza shokuese e futbollistit për Fenerbahçen: Tentuan të më drogonin

Shkruar nga Pamfleti

Akuza shokuese e futbollistit për Fenerbahçen: Tentuan të

Lojtari i njohur francez, Alen Sent-Maksim, ka folur së fundmi për eksperiencën e fundit si huazim te skuadra e Fenerbahçe. Maksim, kartoni i të cilit zotërohet nga Al Ahli, tha se tek ekipi turk ka patur përpjekje për ta droguar atë.

Jam një njeri i ndershëm dhe nuk do të doja t’i vendosja njerëzit në situata të vështira. Por kam arritur në një fazë ku nuk kam më frikë nga asgjë. Ata u përpoqën të më drogonin, duke më injektuar gjëra të pakuptimta.

E vetmja gjë që kishte rëndësi për ta ishte loja. Por ku është ana njerëzore? Kur jam në gjendjen time më të keqe, më qendro afër.

Fola me Murinjon si burri me burrë. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm dhe më ndihmoi të përparoja, por edhe ai pati shumë pengesa gjatë sezonit”, tha sulmuesi.

alen sent maksim lojtari francez fenerbahçe

Lini një Përgjigje