
Ardian Ismajli ka përfunduar testet mjekësore në Torino. Tashmë mungon vetëm firma, pasi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të firmosë me Torinon.
Klubi i Serisë A e gjeti si okazion Ismajlin, pasi ky i fundit përfundoi bashkëpunimin me Empolin. Me këta të fundit qendroi për 4 vite dhe nuk pranoi rinovimin.
Për Ismajlin kishte interes edhe nga klube të tjera në Serinë A. Po ashtu edhe jashtë Italisë.
28-vjeçari numëron 117 paraqitje në elitën e futbollit italian. Pas sezonit të fundit pozitiv është gati për eksperiencën e re.
Lini një Përgjigje