TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 16:58

Ka qenë pjesë e Milanit, mbrojtësi i kombëtares U-21 bëhet lojtari i vetëm i huaj në skuadrën italiane

Shkruar nga Pamfleti

Ka qenë pjesë e Milanit, mbrojtësi i kombëtares U-21

Ervin Bashi do e vazhdojë karrierën te Katanzaro. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 ka firmosur kontratën me klubin e ri, raporton “Sky Sport”.

Bashi ishte pjesë e Pro Patrias në Serinë C. Katanzaro në anën tjetër militon në Serinë B. Një skuadër e gjitha me italianë, ndërsa Bashi do të bëhet lojtari i parë i huaj në skuadër.

19-vjeçari ka luajtur vetëm në Itali. Kontratën e re e ka firmosur të vlefshme për tre vite me opsion rinovimi dhe një tjetër.

Ervin Bashi ka qenë pjesë e Milanit U-18 nga korriku i vitit 2022 deri në qershorin e vitit 2023.

ervin bashi mbrojtësi i kombëtares u-21 katanzaro

Lini një Përgjigje