TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 18:41

Dopieta e Mbape i jep fitoren Realit, nuk mungojnë lotët dhe emocionet për lamtumirat e legjendave në “Santiago Bernabeu”

Shkruar nga Pamfleti

Dopieta e Mbape i jep fitoren Realit, nuk mungojnë lotët dhe emocionet

Reali i Madridit e mbyll sezonin në La Liga me fitoren 2-0 përballë Real Sociedadit, në një ndeshje me shumë emocione. Sot ishte ndeshja e lamtumirës për Luka Modriç dhe Karlo Ançelotin, të dy do të largohen nga klubi madrilen pas sfidës së sotme.

Nuk munguan duartrokitjet e gjata as banderolat falënderuese si për mesfushorin kroat, ashtu dhe për teknikun italian. Si Modriç dhe Ançeloti nuk i mbajtën dot lotët, po ashtu edhe tifozë të shumtë.

Përsa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll 1-0, falë golit të realizuar nga Kilian Mbape nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas ndërhyrjes së VAR për një prekje të topit me dorë brenda zonës. Goditja e francezit u ndal nga portieri mik Marrero, por Mbape u tregua i shkathët dhe e ktheu në rrjetë topin e pritur nga portieri i Sociedadit.

Në minutën e 83 ishte sërish Kilian Mbape, i cili vulosi fitoren me golin e dytë, pas një aksioni të bukur dhe asistit të Vinicius Zhunior, duke çuar në 31 bilancin personal të golave në këtë edicion të La Liga, duke bërë praktikisht formalitet titullin e golashënuesit më të mirë jo vetëm në Spanjë, por edhe në Europë.

Por ndërkohë, ndeshja shërbeu edhe për t’i dhënë lamtumirën emrave që largohen nga ky klub, duke filluar nga Lukas Vazkez i cili ka fituar 5 Liga Kampionesh, për të vazhduar me Luka Modriç i cili gjithashtu largohet me 27 trofe nga “los blancos”. I fundit dhe jo më pak i rëndësishëm ishte Karlo Ançeloti, i cili ka marrë duartrokitjen e publikut për sukseset e regjistruara me këtë skuadër, të cilës i jep lamtumirën për të drejtuar Brazilin.

Në fund të ndeshjes, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për Luka Modriç dhe Karlo Ançelotin.

real madrid real sociedad la liga

Lini një Përgjigje