TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2026, 19:06

Dikur vishte fanelën e Lacios, Berisha firmos me Zyrihun deri në fund të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Dikur vishte fanelën e Lacios, Berisha firmos me Zyrihun deri në fund

Valon Berisha do të vijojë karrierën në Superligën e Zvicrës. Mesfushori i Kosovës u largua nga LASK-u në Austri dhe firmosi me Zyrihun deri në përfundim të sezonit aktual.

Klubi zviceran zyrtarizoi marrëveshjen pesëmujore, e vlefshme deri në verë. Ky transferim shënon herën e parë që Berisha luan në kampionatin zviceran, pas një karriere të ndërtuar kryesisht në Norvegji, Austri, Itali, Gjermani, Francë dhe Australi.

Berisha e nisi rrugëtimin profesional në Norvegji me Egersundin dhe më pas me Vikingun. Paraqitjet me Vikingun i hapën rrugën transferimit te Red Bull Salcburg, ku fitoi tituj në kampionatin austriak dhe luajti në kompeticionet europiane.

Në vitin 2018 kaloi te Lacio në Serinë A. Më pas luajti me Fortuna Dyseldorfin në Bundesligë, me Reims në Ligën 1 dhe me Melburn Sitin në Australi. Sezonin e fundit e zhvilloi me LASK-un në Austri, para se të ndërpriste kontratën dhe të pranonte ofertën e Zyrihut.

Me këtë lëvizje, Berisha synon të mbyllë sezonin në një kampionat të ri dhe të shtojë një tjetër eksperiencë në një karrierë që përfshin disa liga europiane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Zürich (@fcz_offiziell)

valon berisha mesfushori shqiptar zyrih

Lini një Përgjigje