TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2023, 19:10

Derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim pa gola, Partizani ndan pikët me Dinamon por siguron vendin e parë

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim pa gola, Partizani ndan pikët

Derbi i kryeqytetit është mbyllur në Barazim pa gola. Partizani dhe Dinamo kanë ndarë nga një pikë në sfidën e dytë të javës së 14-të të Superiores.

Një sfidë e cila nuk kishte shumë histori në pjesën e parë, por që u ndez në të dytën. Blutë patën dy raste të pastra me Denison dhe Prodanin, por që nuk u finalizuan siç duhet. Nga ana tjetër, “demat” i shkuan dy herë golit në fund me Mensah dhe debutuesin Birçaj të cilët u ndalën nga portieri Sali dhe traversa.

Kështu Partizani merr barazimin e dytë radhazi dhe momentalisht ngjitet në vendin e parë. nga ana tjetër, Dinamo shkon në tre ndeshje radhazi pa pësuar dhe pesë radhazi pa humbje, duke qëndruar në vendin e pestë.

partizani dinamo

Lini një Përgjigje