
Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” u mbyllën në mënyrë të suksesshme nga Kombëtarja shqiptare, e cila doli në vendin e parë në Grupin E, duke lënë pas Republikën Çeke, Moldavinë, Poloninë dhe Ishujt Faroe.
Ndërkohë ditën e sotme, UEFA ka publikuar 10 golat më të bukur të kësaj fushate kualifikuese, nga e cila vetëm një do të zgjidhet si “Goli i Kompeticionit”.
???? amazing contenders for Goal of the Qualifiers! ????
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 27, 2023
Tap below to vote for your favourite ????
* Goals selected by UEFA's Technical Observer panel#EQGOTQ | @AlipayPlus
Në garë mes golave të lojtarëve të mëdhenj si Mbappe, Saka apo dhe Trosard, janë dhe golat e Kristjan Asllanit dhe Jasir Asanit.
UEFA ka përzgjedhur pikërisht supergolin përballë Ishujve Faroe dhe supergolin e Jasir Asanit përballë Polonisë në garë për të fituar këtë çmim.
Lini një Përgjigje