TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 09:20

Degjeneron finalja e Kupës së Shqipërisë, 19-vjeçarët e Tiranës dhe Teutës grushta e dhunë në fushë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Degjeneron finalja e Kupës së Shqipërisë,

Finalja e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët degjeneroi në dhunë, teksa në "Shtëpinë e Futbollit" në kryeqytet nuk munguan në fushë as tifozët apo prindërit.

Të mërkurën (14 maj) me fillim nga ora 19:00 në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë u zhvillua finalja e Kupës së Shqipërisë për moshat deri në 19 vjeç. Në fund të sfidës ishte Teuta e Xhevahir Kapllanit që mposhti 1-2 Tiranën e Gazmend Xhepës. Teuta realizoi dopietë me Devit Dermiçani në minutat 57 dhe 88, ndërkohë që golin e vetëm për Tiranën e shënoi Valentin Përgjoni në minutën 90+3.

Fundi nuk ishte siç të gjithë do donin, pasi në fushë u panë grushte, shkelma, fjalor banal dhe skena të pahijshme për një lojë futbolli.

Si ndodhi dhuna?

Fill pas fërshëllimës së arbitrit, Teuta nisi festën legjitime në fushë. Në këto momente lojtarët e Tiranës duket se nuk e kanë kapërdirë humbjen që i rrëzoi një kategori më poshtë, duke sulmuar durrsakët. Pas disa çasteve përleshje mes dy kampeve, sipas raportimeve gardhin rrethues e kaluan edhe disa tifozë dhe prindër të futbollistëve. Për fat nuk ka të lënduar nga skena të tilla që ndodhin me futbollistët e vegjël, që përpara rezultatit do duhet të mësojnë të jenë njerëz.

Lini një Përgjigje