TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2025, 16:15

Përplasje e frikshme  gjatë ndeshjes me Leicester, sulmuesi i Notingam në rrezik për jetën; futet në koma artificiale!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje e frikshme  gjatë ndeshjes me Leicester, sulmuesi i

Sulmuesi i Nottingham Forest, Taiwo Awoniyi, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale emergjente në bark pas dëmtimeve të rënda të pësuara gjatë ndeshjes kundër Leicester City. Klubi konfirmoi se 27-vjeçari u përplas me shtyllën gjatë takimit, duke pësuar lëndime serioze në zonën e barkut.

Sipas mediave angleze, gjendja e Awoniyi-t ishte aq kritike sa mjekët vendosën ta fusnin në koma artificiale për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të stabilizuar gjendjen e tij. Raportet tregojnë se lojtari ka qenë në rrezik për jetën, por ndërhyrja kirurgjikale e kryer sot ka rezultuar e suksesshme, duke i shpëtuar jetën sulmuesit.

Nottingham Forest nuk ka dhënë një afat kohor për rikuperimin e Awoniyi-t, por tifozët dhe klubi janë në pritje të lajmeve të mëtejshme për gjendjen e tij. Ngjarja ka tronditur komunitetin e futbollit, me urime për shërim të shpejtë që po vërshojnë nga të gjitha anët.

 

 

Lini një Përgjigje