TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2025, 22:02

Finalja e Kupës së Italisë/ Milan dhe Bologna tregohen të kujdesshëm, pjesa e parë përfundon në barazim pa gola!

Shkruar nga Pamfleti

Finalja e Kupës së Italisë/ Milan dhe Bologna tregohen të

Pjesa e parë e finales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bolognas është mbyllur me rezultatin 0-0. Ndeshja, e cila pritet të përcaktojë fituesin e trofeut prestigjioz, u karakterizua nga një lojë e kujdesshme dhe disa momente tensioni, por pa gola.

Milani pati një mundësi të artë në minutën e 10-të, kur portieri i Bolonjës, Łukasz Skorupski, bëri një pritje spektakolare për të ndaluar një goditje të rrezikshme, duke mbajtur portën e paprekur. Bologna, nga ana tjetër, mbajti më shumë topin (60%) dhe krijoi disa raste, por nuk arriti të finalizojë me saktësi.

Në 45-miunutat e dyta pritet të përcaktohet se kush do të kurorëzohet kampion i Kupës së Italisë.

Lini një Përgjigje