TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2024, 22:35

Conte “sposton” Osimhen, sulmuesi i Napolit mund të largohet këtë verë!

Shkruar nga Pamfleti

Conte “sposton” Osimhen, sulmuesi i Napolit mund të largohet

Sulmuesi Victor Osimhen dhe Napolit duket se do të ndajnë rrugët këtë verë, me trajnerin Antonio Conte i cili nuk e grumbulloi nigerianin në miqësoren kundër Granadës.

Gazetari njohur sportiv, Fabrizio Romano thotë se palët po diskutojnë që të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që sulmuesi të largohet nga napoletanët. Trajneri Conte dëshiron Romelu Lukakun në krye të sulmit.

“Victor Osimhen nuk u grumbullua me Napolin në ndeshjen miqësore kundër Girona! Napoli dhe kampi i Osimhenit vazhdojnë të punojnë për zgjidhjet që Victor të largohet… pasi të dyja palët planifikojnë të ndahen. Antonio Conte dëshiron vetëm Romelu Lukakun si sulmues të ri”, shkruan Romano në Facebook.

Lini një Përgjigje