
Spanja është në rrugën e saj drejt një medaljeje në “Paris 2024”. Të udhëhequr nga Fermin Lopez, “Furia e Kuqe” mposhti me lehtësi Japoninë në çerekfinale me rezultatin e pastër 3-0.
Lojtarit të Barcelonës iu deshën dhjetë minuta lojë për të marrë “flakë”. Në minutën e 11, Lopez rikuperoi topin, e kontrolloi dhe me një goditje mposhti portierin japonez.
Anësori dërgoi një tjetër emocion në stadiumin “Groupama”, por përpjekja e tij shkoi mbi objektivin. Në minutën e 73, pas një goditjeje nga këndi të Serxhio Gomez, ai e kontrolloi me gjoks topin dhe gjuajti duke e mashtruar edhe një herë Leo Brian Kokubo dhe dyfishoi shifrat. Abel Ruiz e përfundoi detyrën në fund të ndeshjes, i ndihmuar nga një gabim i portierit japonez nëminutën e 86 dhe fiksoi shifrat në 3-0.
E kualifikuar për gjysmëfinalet e Lojërave Olimpike të Parisit, Spanja do të ndeshet me Marokun, të cilët mposhtën me “poker” 4-0 SHBA.
Lini një Përgjigje