
Mirlind Daku nuk e ka problem nëse i anulon një gol. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar përsëri, por këtë herë VAR-i nuk kishte se çfarë t’i bënte golit të shqiptarit.
Futbollisti nga Gjilani vazhdon të shkëlqejë në startin e këtij sezoni me skuadrën e Rubin Kazan në Rusi, ku është kthyer në liderin e repartit të sulmit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur edhe këtë javë golin me klubin e tij në kampionat.
Në ndeshjen ndaj Khimki, Daku ishte si zakonisht titullar në rreshtimin e skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44 të pjesës së parë të takimit, për t’i dhënë avantazhin Rubin Kazan.
Ai shënoi falë një penalltie, duke mposhtur portierin kundërshtar, i cili u hodh në krahun e gabuar.
Lini një Përgjigje