TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2025, 19:53

Bylisi “turpëron” Partizanin në shtëpi, Vllaznia ndan pikët me Elbasanin në “Loro Boriçi”

Shkruar nga Pamfleti

Bylisi “turpëron” Partizanin në shtëpi, Vllaznia ndan

Partizani ka pësuar një goditje të rëndë për moralin në luftën për titullin kampion. Bylisi arriti një fitore me përmbysje (2-3) ndaj Partizanit në transfertë, në ndeshjen e javës së 26-të, e vlefshme për kategorinë Superiore. Fillimisht ishte Partizani i cili mori avantazhin herët në pjesën e parë duke shënuar në minutën e ‘13-të me anë të Taipit. Tre minuta më vonë në të ‘16-ën, “Demat e Kuq” do të dyfishonin  shifrat me anë të Sembene i cili vulosi rezultatin (2-0). Në pamje të parë dukej sukur Partizani ishte në rrugë të mbarë për ta mbyllur ndeshjen me golead.

Por në minutën e 18-të, Victor do të ngushtonte shifrat për Bylisin i duke e dërguar rezultatin në (2-1). Asgjë s’do të ndryshonte në minutat e mbetura të pjesës së parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, situata do të vështirësohej  për kryeqytetasit të cilët në minutën e 71-të do të pësonin golin e dytë dhe Bylisi do të barazonte shifrat me anë të Mustapha.

Atëherë kur dukej se Partizani do ndalej në një barazim të dhimbshëm përballë Bylisit, “Demat e Kuq” pësuan golin e “Knock Out”-it. Ruçi shënon në minutën e ‘90+2 dhe vulos rezultatin e përmbysur (2-3).

Me këtë rezultat, Partizani mbetet në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Bylisi shpëton përkohësisht nga zona e kuqe me 28 pikë.

Bylisi “turpëron” Partizanin në shtëpi, Vllaznia ndan

Ndeshja tjetër e luajtur mes Vllaznisë dhe Elbasanit është mbyllur me rezultatin (1-1). Vllaznia kishte shanset për të dalë me pikë të plota nga kjo përballje por Balaj nuk u tregua i saktë.

Fillimisht ishte Vllanzia e cila kaloi në avantazh në minutën e ’12-të me anë të Deliut, i cili vulosi shifrat në (1-0). 12 minuta më vonë, në të ’24-ën, Elbasani do të barazonte shifrat me anë të Mustafës, i cili vendosi barazpeshën (1-1) në Loro Boriçi.

Shkodranët do të kishin shansin e artë  për të kaluar sërish në avantazh 4 minuta më vonë me anë të 11-metërshit, por Balaj do të humbiste shansin dhe pjesa e parë do të mbyllej në këto shifra.

Pjesa e dytë do të shoqërohej me nervozizëm gjë që tregohet edhe 6 kartonat e verdhë të nxjerrë në 45-minutëshin e dytë. Pavarësisht përpjekjeve asgjë sdo të ndryshonte në pjesën e dytë dhe ndeshja do të mbyllej në barazim.

Me këtë rezultat Vllaznia ndodhet në vendin e dytë, me 46 pikë, ndërsa Elbasani në vendin e pestë, me 31 pikë.

Lini një Përgjigje