TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 23:25

Brazilianët bëjnë “ligjin”, Reali shkatërron Valencian me “manita”

Shkruar nga Pamfleti

Brazilianët bëjnë “ligjin”, Reali shkatërron

Reali i Madridit u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mundi 5-1 Valencian. “Los Blancos” rrëmbyen 3 pikë të arta, në një ndeshje ku nuk e diskutuan aspak suksesin. “Ligjin” e bënë futbollistët brazilianë, Vinisius Zhunior dhe Rodrigo, që realizuan dopieta. 

Baraspesha zgjati vetëm 3 minuta, kur Kavahal gjeti golin e parë të sfidës, teksa Vinisius Zhunior dyfishoi shifrat në minutën e 42.

Në fragmentin e dytë të lojës u realizuan edhe 4 gola të tjerë. Në harkun kohor të 1 minute, Vinisius dhe Rodrigo, realizuan 2 herë, në minutat 49 dhe 50, duke çuar shifrat në 4-0. Reali nuk u mjaftua me kaq, teksa Rodrigo, vulosi “manitën” në minutën e 84, ndërkohë që miqtë nga Valencia shënuan golin e nderit në minutën e 88 me futbollistin Duro. 

Me këtë triumf Reali ngjitet në kuotën e 32 pikëve, teksa e sheh veten në vendin e dytë me 2 pikë më pak se kryesuesit e Xhironës. Sfidën e radhës, Reali e luan në transfertë ndaj Kadizit. 

 

reali i madridit la liga valencia

Lini një Përgjigje