TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2024, 18:03

Bledi Shkëmbi drejt pankinës së Tiranës, bardheblutë akord me teknikun e kombëtares së moshave

Shkruar nga Pamfleti

Bledi Shkëmbi drejt pankinës së Tiranës, bardheblutë

Tirana ka nisur një revolucion që pas përfundimit të sezonit, teksa ka larguar trajnerin dhe pjesën më të madhe të titullarëve. “SuperSport” ka mësuar se trajneri i ri i Tiranës do të jetë Bledi Shkëmbi.

Burime të sigurta bëjnë me dije se trajneri korçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e bardhebluve, për një kontratë 2-vjeçare, me detaje shumë të mira financiare.

Shkëmbi mori pak kohë më parë drejtimin e skuadrës së 17-vjeçarëve të Shqipërisë, por oferta e Tiranës duket se e ka bindur për të lënë të rinjtë kuqezi, që përgatiteshin për Kampionatin Europian që do të luhet në Shqipëri vitin e ardhshëm dhe 17-vjeçarët e Shqipërisë do luanin në fazën finale.

Në të shkuarën, 44-vjeçari ka drejtuar Lirinë, Teutën, Ballkanin dhe Dinamon. Po ashtu krahas Shqipërisë U17 ka drejtuar dhe ekipin e 19-vjeçarëve.

26-herë kampionët siguruan pjesëmarrjen në Europë, ndonëse u renditën të pestët, pasi Skënderbeu është i dënuar nga UEFA dhe Egnatia e renditur më sipër fitoi dhe Kupën e Shqipërisë. Shkëmbi pason Fagun në pankinën e Tiranës, ndërsa do të nisë së bashku me drejtorin sportiv e sapoemëruar Agim Ibraimi punën për ndërtimin e skuadrës për Kupat e Europës dhe sezonin e ri.

 

bledi shkëmbi tekniku korçar tirana

Lini një Përgjigje