TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2024, 17:41

Mbrojtësja më e mirë e kombëtares “var këpucët në gozhdë”, FSHF e falënderon për kontributin në futbollin e femrave

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësja më e mirë e kombëtares “var

Mbrojtësja e Kombëtares shqiptare, Sara Maliqi luajti dje ndaj Luksemburgut ndeshjen e fundit në radhët e përfaqësueses kuqezi,  pas vendimit të saj për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Maliqi vendosi që të “varë këpucët në gozhdë” në moshën 28-vjeçare dhe ndeshja e fundit me Kombëtaren ndaj Luksemburgut në stadiumin “Elbasan Arena” ishte e fundit për Sarën, e cila ka qenë një nga lojtaret kyçe dhe nga më kontribueset në futbollin e vajzave në Shqipëri.

Mbrojtësja kuqezi luajti dje ndeshjen e saj të 58 në radhët e Kombëtares shqiptare dhe përmes një ceremonie të shkurtër përpara sfidës në Elbasan, anëtarja e KE-së në FSHF, Anila Basha i dhuroi në emër të Fedreratës një fanelë të Kombëtares me emrin “Sara Maliqi”, dhe numrin 58, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e saj të paçmuar në rritjen e futbollit të vajzave në Shqipëri dhe Kombëtares shqiptare.

Sara Maliqi ka qenë edhe pjesë e ekipit të Vllaznisë, me të cilën ka luajtur edhe në UEFA Champions League. Sara, një mbrojtëse e talentuar, e rrallë dhe një vajzë e shkëlqyer! Faleminderit!

 

sara maliqi mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje