TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2024, 17:19

Sa paguhet Silvinjo? “Finance Football” publikon pagat e trajnerëve në prag të Europianit, në listë edhe tekniku i kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Sa paguhet Silvinjo? “Finance Football” publikon pagat e

Kur kanë mbetur edhe 9 ditë nga starti i Kampionatit Europian, “Finance Football” ka bërë publike pagat e trajnerëve të 24 ekipeve përfaqësuese që do të marrin pjesë në “EURO 2024”.

Numri një i pankinës së Shqipërisë, Silvinjo renditet në vendin e 16. Tekniku brazilian udhëhoqi kuqezinjtë në fazën kualifikuese, duke bërë të mundur që ekipi të presë biletën për në kompeticionin e më të mirëve të Europës, për herë të dytë në histori.

Listën e kryeson tekniku i Anglisë, Garet Sauthgejt me 5.8 milionë euro, teksa ndiqet nga Nagelsman i Gjermanisë me 4.8 mln euro dhe më pas Roberto Martinez i Belgjikës me 4 milionë euro.

Trajneri më i paguar në Kampionatin Evropian të ardhshëm ishte trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, paga vjetore e të cilit është 5.8 milionë euro. Në vendin e dytë Julian Nagelsmann (Gjermani) - 4.8 milionë euro, dhe mbyll treshen e parë - Roberto Martinez (Portugali) - 4 milionë euro.

Trajneri i kombëtares së Belgjikës, Domeniko Tedesko mbylli top dhjetëshen me një pagë 1.5 milionë euro në vit.

Pagat e trajnerëve të ekipeve kombëtare të “EURO 2024”:

1. Gareth Southgate (Angli) - 5,800,000 euro në vit

2. Julian Nagelsmann (Gjermani) - 4 800 000

3. Roberto Martinez (Portugali) - 4 000 000

4. Didier Deschamps (Francë) - 3.800.000

5. Louis van Gaal (Holandë) - 3 000 000

6. Luciano Spaletti (Itali) - 3 000 000

7. Vicenzo Montella (Turqi) - 1.800.000

8. Murat Yakin (Zvicër) – 1.600.000

9. Ralf Rangnick (Austri) - 1 500 000

10. Domenico Tedesco (Belgjikë) - 1 500 000

11. Zlatko Dalic (Kroaci) - 1 500 000

12. Dragan Stojkovic (Serbi) - 1 400 000

13. Luis De la Fuente Castillo (Spanjë) - 1,250,000

14. Serhiy Rebrov (Ukrainë) - 1.250.000

15. Kasper Wilman (Danimarkë) - 1 150 000

16. Silvinho (Shqipëri) – 750 000

17. Michal Probej (Poloni) - 560 000

18. Steve Clark (Skoci) - 550,000

19. Francesco Calzona (Sllovaki) - 540.000

20. Marko Rossi (Hungari) - 300 000

21. Tort Matjaj (Slloveni) - 300 000

22. Ivan Hasek (Republika Çeke) - 250.000

23. Edward Iordanescu (Rumani) - 240 000

24. Willi Sanyol (Gjeorgji) - 200.000.

Sa paguhet Silvinjo? “Finance Football” publikon pagat e

"euro 2024" pagat e trajnerëve silvinjo

Lini një Përgjigje