TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2024, 10:25

Akuzat nga Mbappe pas largimit, reagon klubi i PSG: Lojtar pa klas

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat nga Mbappe pas largimit, reagon klubi i PSG: Lojtar pa klas
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe, shfrytëzoi një konferencë shtypi me Francën për të folur për herë të parë si një lojtar i Real Madrid.

Ylli i “Gjelave”, theksoi gëzimin e jashtëzakonshëm për kontratën me madrilenët ndërsa akuzoi ish-klubin e tij, Paris Saint-Germain se kishte në plan ta linte jashtë fushës në momentin që vendosi të largohej nga Franca.

Mbappe, theksoi se ata që e shpëtuan ishin drejtori Luis Campos si dhe trajneri Luis Enrique.

Një deklaratë në fakt e rëndë nga sulmuesi, teksa së fundmi ka reaguar edhe klubi francez.

Në reagimin e PSG, theksohet se Mbappe është treguar pa klas në komentet e tij ndërsa shtuan se jo gjithçka që flet lojtari është e vërtetë.

“Mbappe tregoi se nuk ka klas. Nasser Al Khelaifi nuk ka ndikuar asnjëherë në asnjë vendim të skuadrës. Këtë e ka thënë edhe Luis Enrique, por pavarësisht të gjithave nëse Mbappe thotë diçka mediat e publikojnë dhe pastaj të gjithë e besojnë.”, mbyllej deklarata e PSG.

Lini një Përgjigje