TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2024, 16:31

Kombëtarja vijon përgatitjet për Europianin, grupi i plotë nën urdhrat e Silvinjos për miqësoren me Azerbajxhanin

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja vijon përgatitjet për Europianin, grupi i plotë

Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa ditën e sotme e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00.

Më 7 qershor, përveç miqësores me Azerbajxhanin, është edhe dita kur Silvinjo do dorëzojë listën përfundimtare me 26 futbollistë në UEFA, ndërsa më 15 qershor në stadiumin e Dortmundit, “Sigal Iduna Park”, do luhet ndeshja e parë e Evropianit në grupin e ferrit kundër Italisë në orën 21:00.

kombëtarja shqiptare miqësorja me azerbajxhanin

Lini një Përgjigje