TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2026, 10:04

Bellingham godet me shpullë futbollistin e Argjentinës, sherr pas ndeshjes gjysmëfinale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Bellingham godet me shpullë futbollistin e Argjentinës, sherr pas
Sherr pas ndeshjes gjysmëfinale

Mesfushori anglez u përfshi në një përplasje me Valentín Barco menjëherë pas përfundimit të gjysmëfinales, ku Argjentina përmbysi Anglinë 2-1 dhe siguroi finalen e Botërorit.

Jude Bellingham nuk i ka përmbajtur nervat pas eliminimit të Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Mesfushori i "Tre Luanëve" u përfshi në një incident menjëherë pas vërshëllimës së fundit, teksa goditi me shpullë në pjesën e pasme të kokës futbollistin argjentinas Valentín Barco.

Pamjet e incidentit tregojnë Barcon duke festuar së bashku me bashkëlojtarët, ndërsa Bellingham afrohet dhe e godet, çka shkaktoi tension mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Për disa çaste pati shtyrje dhe debate në fushë, ndërsa lojtarët dhe anëtarët e stafeve ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Incidenti me Barcon mund t'i kushtojë shtrenjtë Bellinghamit, pasi mediat britanike raportojnë se FIFA mund ta shqyrtojë rastin dhe nuk përjashtohet mundësia e një mase disiplinore retrospektive.

ndeshja angli-argjentine

1 Komente

  1. H
    Hari

    Nuk Kishte shanse te mundej Argjentina nga anglia!te mundet edhe nga franca Tani dhe te kthehen mbrapsht,ju Ra hunda ne m...t SE shume p....dhe kishin!kujtonin SE ata Jane e s'ka te tjere,Tani mire t'ju behet!

    Lini një Përgjigje