TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2026, 16:19

"Kryeministri ka humbur algoritmin dhe rrugën", gazetari: Sulmi ndaj protestuesve ishte hileqar

Shkruar nga Pamfleti

"Kryeministri ka humbur algoritmin dhe rrugën", gazetari: Sulmi

Gazetari Gjergj Erebara u shpreh se shumë prej problemeve me të cilat përballet Shqipëria janë trashëgimi e regjimit komunist, ndërsa vlerësoi si arritjen më të rëndësishme të viteve të fundit pavarësinë e gjyqësorit.

Sipas tij, edhe pse procesi ka qenë i ngadaltë, SPAK ka nisur të japë rezultatet e para konkrete.

"Ne ecëm shumë ngadalë, u deshën 5 vite të krijohej dhe 3 vjet të merrte veten dhe kemi rastet e para. SPAK-u ka bërë shumë punë dhe shumë progres dhe po të lexosh vendimet për Lefter Kokën dhe ato të pastrimit të parave sheh një progres në arsyetim dhe hetimin pasuror të pronave të krimit", tha ai.

Gazetari u ndal edhe te mënyra se si, sipas tij, ka ndryshuar ndikimi i komunikimit politik të qeverisë.

"Kryeministri ka humbur algoritmin, rrugën dhe median konvencionale. E gjithë infrastruktura e propagandës është e dobët dhe mbështetet në një rrjet që nuk i lexon askush", u shpreh ai.

Duke komentuar klimën politike, Erebara tha se slogani "Rama në burg, Berisha në burg" nuk përbën një program politik. "Rama në burg, Berisha në burg është alegori dhe jo platformë politike", shtoi ai.

Ai argumentoi se fenomeni i "partisë së fortë" dhe kulti i liderit janë pasojë e së kaluarës komuniste: "Partia e fortë është reminishencë e komunizmit dhe kulti i liderit të fortë".

Sipas Erebarës, reforma në drejtësi ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të prokurorisë, duke garantuar më shumë pavarësi për prokurorët.

"Në një situatë normale 35 vite do të kishin mjaftuar që ne t'i kishim kapërcyer këto probleme... e vetmja gjë që arritëm është pavarësia e gjyqësorit që ndryshoi në vitin 2016", përfundoi gazetari.

Ai shtoi se autonomia e prokurorëve ka bërë të mundur ngritjen e hetimeve ndaj figurave të rëndësishme dhe përmendi si shembull sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 400 milionë euro, që sipas tij u përkisnin dy organizatave kriminale.

rama gazetari spak

Lini një Përgjigje