Trajneri Thomas Tuchel mori përsipër fajin që Anglia u bë shumë pasive pasi mori epërsinë, ndërsa Argjentina i dha fund ëndrrës së ekipit të tij për Kupën e Botës me një rikthim dramatik në fund të ndeshjes.
Anglia ishte vetëm pak minuta larg finales së parë të Kupës së Botës për meshkuj në tokë të huaj, pasi kaloi në epërsi me anë të Anthony Gordon në fillim të pjesës së dytë. Por kampionët në fuqi barazuan rezultatin me anë të një goditjeje nga Enzo Fernández përpara se zëvendësuesi Lautaro Martínez të shënonte golin vendimtar në minutën e dytë të kohës shtesë për ta dërguar Argjentinën në finalen e së dielës kundër Spanjës në New York.
Lojtarët e Anglisë u rrëzuan në fushën e lojës pas fishkëllimës së përfundimit të ndeshjes, me kapitenin, Harry Kane, që i drejtoi ata drejt tifozëve që udhëtonin për t'i falënderuar për mbështetjen e tyre dhe Jude Bellingham që fshiu lotët. Kishte emocione të kundërta për Lionel Messin, i cili u ul në gjunjë dhe i shtrëngoi grushtet nga gëzimi kur u konfirmua finalja e dytë radhazi e Argjentinës. Tuchel, i cili zgjodhi të tërhiqte Declan Rice dhe Reece James tre minuta para golit të barazimit të Fernández, teksa Anglia kaloi në një mbrojtje me pesë lojtarë, nuk mundi ta fshihte zhgënjimin e tij dhe pranoi se kishte luajtur një rol në rënien e Anglisë.
“Vendosëm të luanim me pesë mbrojtës sepse hapësirat ishin shumë të mëdha. Argjentina luajti me më shumë rrezik, luajti me më shumë ritëm dhe luajti ndoshta me ndjesinë se nuk kishin më asgjë për të humbur, gjë që i liroi dhe na tërhoqi ne prapa. Sepse padyshim që luajtëm papritur me ndjesinë se kishim shumë për të humbur. Sigurisht, përgjegjësia është e trajnerit dhe nëse nuk shkon mirë, është e lehtë të thuash se ishte gabim”, tha Tuchel.
Tuchel tha se skuadra nuk ishte aktive në asnjë strukturë dhe se kjo prishi balancat e lojës. Ai theksoi se miliona trajnerë tani mund të thonë se ku ai gaboi, por sipas tij, në ato momenta ai ashtu e analizoi lojën dhe për këtë merr përgjegjësi të plotë.
"Ajo që na kushtoi sot ishte se nuk ishim mjaftueshëm aktivë në asnjë strukturë. Mund t'i kuptoj këto diskutime dhe sigurisht që një milion trajnerë pas ndeshjes e dinë më mirë. Mund ta diskutosh këtë me një milion trajnerë. Unë duhet të marr një vendim në fushë. Është mënyra se si e analizoj ndeshjen dhe marr përgjegjësinë. Për momentin nuk kam keqardhje. Ekipi dha gjithçka dhe ishim shumë, shumë afër fitores. E meritonim të ishim 1-0 përpara. Luajtëm një nga ndeshjet tona më të mira, ndoshta ndeshja jonë më e mirë në këto rrethana. Ekipi ishte në majë, nuk mundëm ta kalonim vijën", tha Tuchel.
Anglia arriti vetëm 12% të posedimit të topit midis golit të Gordonit dhe pësimit të golit të fitores.
Anglia mori kryesimin,por nga ky moment humbi shpirtin e gares,luanin si te trembur .Kur luan ne mbrojtje nevojitet sulmues i shpejte e teknik,driblues dhe qe mban topin.Mendoj se Saka ishte i pershtatshem.Kejn eshte sulmuesi mei mire ne bote,9 tipik,por duhej nderruar 20 min.e fundit. Anglia po vazhdon te shlyej padrejtesine golit ndaj Gjermanise ne vitin 1966 ...
Po Argjentina cfar paguan qe vete ne finale 7 her qe pas golit te Maradones me dor ,po ska lidhje kjo mo shk ,faji i trainerit idjot dhe portjerit amator