TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2026, 07:16

Humbja me Argjentinën, Kane thumbon Tuchel: Nuk mjafton të mbrosh avantazhin

Shkruar nga Pamfleti
Humbja me Argjentinën, Kane thumbon Tuchel: Nuk mjafton të mbrosh
Harry Kane

Harry Kane ishte i pari nga kampi anglez që reagoi pas përfundimit të gjysmëfinales mes Anglisë dhe Argjentinës, e fituar me përmbysje 2-1 nga “Albiceleste”. Me këtë sukses, Messi dhe shokët e tij siguruan kualifikimin për finalen e 19 korrikut, ku do të përballen me Spanjën.

Kapiteni i Anglisë analizoi atë që ndodhi në fushë, duke komentuar edhe zgjedhjet e trajnerit Thomas Tuchel, pa kursyer disa kritika të tërthorta ndaj teknikut gjerman.

“Jam i shkatërruar, i shkatërruar për djemtë. I shkatërruar për të gjithë, stafin teknik, tifozët-tha Harry Kane-luajtëm mirë pjesën më të madhe. Në momentin që morëm avantazhin deshëm të mbronim rezultatin, në nivele të tilla nuk është e mjaftueshme”, tha Kane.

Duke u ndalur te mënyra se si Anglia ushtroi presion ndaj kundërshtarit, Kane theksoi: “Na kushtoi t’i ushtronim presion kundërshtarit. Besoj se, sidomos në pjesën e parë dhe me fillimin e të dytës, ushtruam mirë presion. I vumë nën presion sidomos lart në fushe dhe kjo na lejoi të fitojmë topa dhe të kontrollojmë pak më shumë ndeshjen”.

Kapiteni anglez komentoi edhe ndryshimin e rrjedhës së takimit pas golit të epërsisë.

“Pas golit, ndoshta sepse ata kishin më shumë lojtarë në sulm ose sepse ne nuk mund të ishim të barabartë individualisht, ishin valët e sulmit njëra pas tjetës dhe po përpiqeshim të rezistonim, por në fund thjesht nuk ishte e mjaftueshme”, u shpreh ai.

Sa i përket qasjes së skuadrës pasi kaloi në avantazh, Kane tha: “Djemtë gjithnjë janë të përgatitur për çdo moment të ndeshjes dhe kur morëm avantazhin, mesazhi ishte të vazhdonim të sulmonim për të shënuar një tjetër gol. Sigurisht, kur ata shënuan të dy golat e tyre, objektivi ishte të gjenim diçka, por mund ta kishim rimarrë kontrollin e ndeshjes”.

Në fund, sulmuesi bëri edhe një bilanc të paraqitjes së Anglisë në turne: “Kemi përjetuar shumë momente të bukura në këtë turne, shumë ndeshje të mira. Një tjetër gjysmëfinale”.

harry kane humbja me argjentinën thumbon tuchel

Lini një Përgjigje