TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2026, 15:27

Kuvendi miraton rezolutat për 10 institucione, kush votoi kundër dhe kush abstenoi për dy projektligje

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi miraton rezolutat për 10 institucione, kush votoi kundër dhe

Pas një seance plenare që zgjati rreth pesë orë, Partia Socialiste miratoi e vetme rendin e ditës në Kuvend, pasi deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë bojkotuan punimet.

Me votat e mazhorancës u miratuan një sërë projektligjesh, kryesisht të lidhura me sektorin e bujqësisë, si edhe projektligji për zhvillimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të nisë në tetor.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së 10 institucioneve, mes tyre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Banka e Shqipërisë, ILDKPI, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, INSTAT, AKEP, RTSH, AMA, Enti Rregullator i Energjisë dhe Enti Rregullator i Ujit.

Gjatë votimit u regjistrua edhe një qëndrim ndryshe nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë seancës, votoi kundër projektligjit "Për mbrojtjen e tokës bujqësore", së bashku me deputetin Erald Kapri.

Braçe gjithashtu abstenoi në votimin për ndryshimet në ligjin "Për librin në Republikën e Shqipërisë".

Votimi në seancë plenare

-Projektligji "Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore"- 77 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër

-Projektligji "Për censin e bujqësisë”- 78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër

-Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016 "Për menaxhimin e kimikateve", të ndryshuar"-78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, "Për akuakulturën"-76 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore", të ndryshuar"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër (Erion Braçe dhe Erald Kapri)

-Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025".- 79 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit"- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji "Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025"- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"- 78 vota pro, 1 abstenim (Erion Braçe), 2 kundër (Erald Kapri dhe Redi Muçi)

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025"- 79 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025"-77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025"- 77 vota pro, 1 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025"-77 vota pro, 2 abstenim, 1 kundër

-Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

-Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025"- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025"-78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave"- Argita Frashëri, 76 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

ps miratim projektligje rezoluta kuvend

Lini një Përgjigje