TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2026, 15:49

Rrëfimi prekës i babait të Lamin Jamal: Nuk do të jem në stadium për finalen, jam me epilepsi dhe mund të sjellë probleme

Shkruar nga Pamfleti
Rrëfimi prekës i babait të Lamin Jamal: Nuk do të jem
Munir Nasraui-Lamin Jamal

Munir Nasraui, babai i yllit të ri të Spanjës, Lamin Jamal, nuk do të jetë i pranishëm në stadium për finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës. Ai e ka lidhur mungesën e tij me problemet shëndetësore, duke zbuluar se vuan nga epilepsia.

Nasraui nuk ka ndjekur nga afër asnjë prej ndeshjeve të Spanjës gjatë këtij Botërori, ndërsa ka shpjeguar se emocionet e forta mund t'i shkaktojnë kriza.

"Jam krenar dhe mirënjohës për fitoren e madhe të Spanjës. Jam veçanërisht i lumtur për djalin tim dhe për të gjithë lojtarët", tha ai në emisionin "Y ahora Sonsoles".

Babai i talentit spanjoll zbuloi edhe bisedën emocionuese që pati me Lamin Jamal pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Francës.

"Më tha se ishte krenar për mua. I thashë se unë jam edhe më krenar për të", rrëfeu Nasraui.

Duke folur për gjendjen e tij shëndetësore, ai theksoi se është i detyruar të shmangë situatat me ngarkesë të madhe emocionale.

"Duhet të marr disa ilaçe çdo ditë dhe emocionet e forta mund të më shkaktojnë krizë. Mund të krijoj probleme, ndaj është më mirë të qëndroj në shtëpi dhe ta ndjek ndeshjen këtu", u shpreh ai.

Në intervistë, Nasraui komentoi edhe tentativën e fundit të grabitjes në vilën e Lamin Jamal në Esplugues de Llobregat, duke bërë të ditur se çështja tashmë është në duart e avokatëve.

"Kam kontaktuar avokatët dhe po merren me çështjen. Janë njerëz të paturpshëm", deklaroi ai.

munir nasraui babai i lamin jamal finalja e botërorit

Lini një Përgjigje