TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2026, 18:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina shkatërrohet totalisht, shoferi në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina shkatërrohet totalisht,
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:50, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mengël, në Njësinë Administrative Labinot-Fushë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka dalë nga korsia, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Raportohet se përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht në pjesën ballore dhe anësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është Klement Balla, banues në fshatin Griqan. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet e para procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga humbja e kontrollit të automjetit, e favorizuar nga shpejtësia e lartë. Megjithatë, shkaku i saktë do të përcaktohet pas ekspertizës teknike dhe hetimeve të policisë.

aksident labinot-fushe i plagosur

Lini një Përgjigje