TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2026, 22:50

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur "Rune", ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona, konkretisht dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në të dy automjetet, të cilat kanë mbetur jashtë funksionit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën po lëviznin automjetet ka qenë shkaku kryesor i përplasjes, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

policia aksident

Lini një Përgjigje