TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2026, 18:04

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku, ndër të tjera, veçojmë:

5 orë debat për fotovoltaikët në Kuvend

PS miraton rezolutat për 10 institucione, ndërsa debati në seancë u mbajt gjallë nga përplasjet Balla-Kapri-Muçi.

Spiropali propozon “Shqipërinë e Re”

Deputetja socialiste dorëzon në PS platformën për reformim, duke kërkuar më shumë demokraci dhe ndryshime brenda partisë.

Nis “Big Brother” shtetëror

Qeveria nis zbatimin e “Smart City”. Rama e cilëson përgjigje pas vrasjes së Martin Canit dhe premton rritje të sigurisë publike.

Berisha prezanton drejtuesit e rinj të PD

Kreu demokrat flet për “ripërtëritje” të strukturave dhe akuzon Ramën për bllokimin e reformës territoriale.

Gjykata rikthen Dorina Hoxhën në detyrë

Administrativja rrëzon vendimin e rektorit Artan Hoxha dhe anulon pezullimin e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë.

Skandal në Postën e Durrësit

Tre zyrtare arrestohen për dyshimin e përvetësimit të 69 milionë lekëve të destinuara për pensione dhe ndihma sociale.

Petri Bozo mbetet në burg

Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për regjisorin pas aksidentit tragjik ku humbi jetën një 7-vjeçar në Elbasan.

Shqipëria përballet me krizë demografike

Raporti i Migracionit 2026 e rendit vendin ndër më të prekurit nga emigrimi dhe rënia e lindjeve.

Kriza në LDK, Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin

Kreu i partisë konfirmon verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e tij dhe ndërpret negociatat me Vetëvendosjen.

Ministrja serbe kërkon falje për Kosovën

Snezhana Paunoviç përpiqet të sqarojë deklaratën për “spastrimin etnik”, ndërsa Marta Kos kërkon përgjegjësi politike.

EPPO godet skemën e fondeve në Greqi

Akuza penale ndaj 22 personave, mes tyre 4 deputetë, për abuzim të dyshuar me fondet bujqësore të BE-së.

Italia ndryshon ligjin zgjedhor

Dhoma e Deputetëve miraton reformën e Melonit me 217 vota pro, ndërsa projektligji kalon në Senat.

Tensionet në Hormuz ulin trafikun detar

Kalimet në ngushticën strategjike bien me 59%, ndërsa rritet shqetësimi për sigurinë në Gjirin Persik.

Dua Lipa heq fotot nga Kepi i Merlit

Fshirja e postimeve nxit debate pas qëndrimeve të artistes për mbrojtjen e mjedisit dhe kritikave ndaj qeverisë.

Mesi drejt “Topit të Artë” të nëntë

Pas paraqitjeve në Botëror, Lionel Mesi shihet si favoriti kryesor për çmimin prestigjioz individual.

1 Komente

  1. D
    Duke e Parë Shqipërinë nga Hapësira

    Shoh një kombinim pozitiv dhe negativ. Pozitivët janë në demokraci dhe kërkesat demokratike dhe në rrugën e shpejtë të BE-së; negativët janë në lidhje me gjelbërimin e shkatërruar për hir të më shumë betonit. Kaq shumë pronarë të pronave private vuajnë pasojat e ndërtimit të kullave pasi bllokojnë pamjet dhe ëndrrat e qytetarëve. Drita e diellit dhe të drejtat ligjore nuk do të kthehen. Rama nuk është i dukshëm këtu pavarësisht masës së tij të madhe! Ai duhet të punojë urgjentisht për të rritur pozitivet, të mos injorojë Elisën ose opozitën e ngjashme brenda PS-së dhe të dalë dhe t'u bashkohet turmave për të pyetur: "Çfarë doni nga unë? Do t'ju dëgjoj." Qytetarët të parët, jo disa oligarkë! Akti i themelimit të PS-së i jep përparësi vetëm qytetarëve. Veprimi i kundërt do të shkatërrojë lundrimin e PS-së dhe të vendit!

    Lini një Përgjigje