TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2026, 16:10

U eliminuan me përmbysje nga Argjentina, Federata Angleze merr vendimin përfundimtar për Tomas Tuhel

Shkruar nga Pamfleti
U eliminuan me përmbysje nga Argjentina, Federata Angleze merr vendimin
Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel

Federata Angleze e Futbollit (FA) nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në drejtimin e kombëtares, edhe pse Anglia u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e FA-së vijojnë t’i besojnë projektit me Tomas Tuhel dhe janë të vendosur ta mbështesin trajnerin gjerman edhe për ciklin e ardhshëm, me synimin që ai të drejtojë "Tre Luanët" në Kampionatin Europian 2028.

Anglia u ndal në gjysmëfinale, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga Argjentina. Skuadra e Tuhel kaloi e para në avantazh falë golit të Entoni Gordon, por nuk arriti të ruante epërsinë. Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez përmbysën shifrat në minutat e fundit, duke i siguruar Argjentinës kualifikimin në finalen ndaj Spanjës.

Pas përfundimit të takimit, Tuhel u përball me një valë kritikash nga mediat, analistët dhe tifozët anglezë. Vendimet e tij taktike, veçanërisht zëvendësimet dhe kalimi në një skemë më mbrojtëse në pjesën e dytë, u konsideruan si një nga arsyet kryesore që i dhanë Argjentinës kontrollin e ndeshjes dhe mundësinë për të përmbysur rezultatin.

Megjithatë, pavarësisht reagimeve negative, FA nuk pritet të marrë masa ndaj teknikut gjerman. Federata mbetet e bindur se Tuhel është njeriu i duhur për të udhëhequr kombëtaren angleze dhe synon të vazhdojë bashkëpunimin me të në prag të “EURO 2028”.

tomas tuhel federata angleze e futbollit

Lini një Përgjigje