TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 23:00

Barcelona një hap larg titullit, katalanasit mund të festojnë që nesër

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona një hap larg titullit, katalanasit mund të festojnë

Barcelona ka regjistruar fitoren e 10-të radhazi në La Liga, duke mposhtur Osasunën në transfertë me rezultatin 1-2, në një sfidë që u vendos vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Takimi në “Pamplona” u karakterizua nga ritëm i ulët dhe pak raste të pastra deri në minutën e 80-të. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, loja mori tjetër rrjedhë, me tre gola të shënuar që ndryshuan fatin e sfidës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 81-të, kur Robert Levandovski realizoi me kokë pas një krosimi të Markus Rashford. Vetëm pesë minuta më vonë, Ferran Torres dyfishoi shifrat, duke shfrytëzuar asistin e Fermin Lopez.

Osasuna nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-të ngushtoi diferencën me Raul Garsian, i cili shënoi gjithashtu me kokë pas një krosimi në zonë. Pavarësisht përpjekjeve në fund, vendasit nuk arritën të shmangnin humbjen.

Me këtë fitore, Barcelona kryeson renditjen me 88 pikë dhe është shumë pranë shpalljes kampione. Fati i titullit mund të vendoset që në ndeshjen e ardhshme: nëse Reali i Madridit nuk fiton ndaj Espanjolit, katalanasit shpallen matematikisht kampionë.

Në të kundërt, nëse madrilenët marrin tre pikët, festa e Barcelonës mund të shtyhet për javën e ardhshme, në “Camp Nou”, në përballjen e shumëpritur “El Clasico”.

barcelona osasuna la liga

Lini një Përgjigje