TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2025, 20:39

Barcelona lë pas humbjen në “El Clasico”, Blaugranat triumfojnë kundër Elches dhe ‘blindojnë’ vendin e dytë!

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona lë pas humbjen në “El Clasico”, Blaugranat

Barcelona ka arritur që të mbajë vendin e dytë në tabelën e La Ligës, pesë pikë larg vendit të parë falë një fitoreje të vështirë 3-1 ndaj Elche në stadiumin olimpik Montjuïc mbrëmjen e sotme.

Skuadra e sapongjitur në kategorinë e parë bëri një ndeshje të mirë në transfertë. Pavarësisht se pësoi dy gola të hershëm me anë të Lamine Yamal dhe Ferran Torres, ajo dhe gjeti një mënyrë për t'u rikthyer në lojë para fundit të pjesës së parë duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

Por në pjesën e dytë, Marcus Rashford e riktheu epërsinë prej dy golash të Barçës dhe vulosi tre pikët me Blaugranat që u rikthyen te fitoret pas humbjes së javës së kaluar në El Clasico.

Lini një Përgjigje