TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2025, 18:31

Barcelona “lë në baltë” Realin, katalanasit tërhiqen nga nisma e Florentino Perez

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona “lë në baltë” Realin, katalanasit

Barcelona është tërhequr nga projekti për Superligën Evropiane të Futbollit, nismë e kryesuar nga presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez.

Sipas një raporti nga gazeta sportive “Marca”, Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga ideja e krijimit të një Superlige Evropiane dhe të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me UEFA-n.

Klubi beson se Federata Evropiane i ka marrë seriozisht komentet e klubeve, duke bërë ndryshime të rëndësishme, të tilla si përshtatja e formatit të garave dhe rritja e shpërblimeve financiare për ata që marrin pjesë në to.

Këto lëvizje e çuan Joan Laportën dhe Blaugranat të tërhiqnin mbështetjen e tyre për Florentino Perezin dhe krijimin e kësaj lige të mbyllur. Marrëdhëniet e katalanasve me UEFA-n, të cilat në vitet e kaluara ishin të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme financiare, tani duket se po tregojnë shenja përmirësimi.

Një shembull tipik është prania e Aleksandër Ceferin në suitat e “Montjuic”, gjatë ndeshjes së katalanasve kundër PSG-së për Fazën e Ligës së Kampionëve.

 

barcelona superliga e europës florentino perez

Lini një Përgjigje