
Bërnli do të zbres në fushë ditën e dielë kundër Aston Vilës, e vlefshme për javën e 7 në Premier Ligë. Sipas “Fantasyfootballscout”, Armando Broja nuk ka asnjë shans të jetë titullar. Kjo tablo e zymtë, nënkupton gjendjen e vështirë për sulmuesin shqiptar.
Besimi i trajnerit Skot Parker te 24-vjeçari është në pikën më të ulët. Në Premier Ligë, shqiptari ka vetëm 14 minuta, ndërsa ende nuk e ka nisur në këtë ligë si titullar.
Edhe pse u mendua se te Bërnli do të shpërthente pas vështirësive te klube si Çelsi apo Evertoni, nuk ka ndodhur kështu, të paktën deri në këtë pikë. Trajneri i Shqipërisë Silvinjo, pavarësisht peripecive që Broja po has në Angli, sërish i ka besuar për ta përfshirë në listën ndaj Serbisë.
Lini një Përgjigje